INFORMACION MBI FIRMËN

HERCU  është një prej dhjetë firmave në botë që prodhojnë motokarro dhe elektrokarro nga 1.4 tonë deri 40 tonë, të përshtatura me kërkesat e çdo klienti. Firma bën shërbime të plota servisi, bën shitje leasing, siguron pjesë këmbimi për makineritë e prodhuara dhe ndërrimin e pjesëve të vjetëruara me pjesë të reja.

HERCU JSC is one of the ten companies worldwide that manufactures forklift trucks and electrocars

HERCU  është kompania e parë private, prodhuese e motokarrove dhe elektrokarrove në Bullgari dhe Evropën Lindore. Është themeluar në vitin 1991 në qytetin e Plovdivit. Kjo kompani prodhuese ofron spektrin më të gjerë të motokarrove dhe elektrokarrove përsa i përket kapacitetit të ngarkesës dhe lartësisë së ngritjes së saj. Me produktet dhe shërbimet e saj kompania HERCU  synon të sigurojë për klientët balancim ndërmjet funksionalitetit, parametrave teknikë, sigurisë teknike, servisit të shpejtë dhe çmimit sa më të pranueshëm, i lidhur ky me cilësinë. Të gjitha veprimtaritë kryesore si: projektimi, prodhimi dhe testimi, bëhen në HERCU.

HERCU  siguron shërbim brenda afatit të garancisë, nga 3 deri 4 vjet, ose 3000 deri 4000 moto-orë për të gjitha makineritë e saj me kapacitet ngarkese 1.4 deri 40 tonë dhe lartësi të ngritjes së ngarkesës 2800mm deri 10 000mm.

Me motokarrot e HERCU Ju përfitoni: 
1. Zhdërvjelltësi të biznesit Tuaj
2. Specializim kur bëhen veprime uniforme ose një punë e caktuar
3. Proporcionalitet që garanton hyrje-dalje të njëjtë tek të gjitha hallkat e procesit teknologjik të biznesit Tuaj 
4. Punë paralele që siguron funksionim të njëkohshëm të pjesëve të veçanta të procesit të prodhimit 
5. Efikasitet të veprimit: realizon rrugën më të shkurtër të lëvizjes së prodhimit Tuaj gjatë të gjitha etapave dhe operacioneve të procesit të prodhimit
6. 6. Punë ritmike: ngarkesë të barabartë të kapaciteteve 

Të gjitha familjet e karrove kanë fituar medalje të arta në ekspozita prestigjioze ndërkombëtare në vitet 1991, 1994, 1996, 1997, 1999, 2001, 2007.

Gama e produkteve është përpiluar me qëllim që të sigurohet larmia dhe të kënaqen të gjitha kërkesat e klientëve tanë aktualë dhe të ardhshëm.

TOP