LAJME

  • Produktet më të reja që prodhon HERCU  janë motokarrot e serisë CONDOR me kapacitet të ngritjes së ngarkesës nga 20 deri 40 tonë. Këto motokarro prodhohen për lartësi të ndryshme ngritjeje dhe me komponente dhe agregate të cilësisë së lartë. Këto janë unike për Bullgarinë.
  • Firma HERCU  gjatë pjesëmarrjes në Panairin Ndërkombëtar Teknik të Plovdivit në vjeshtën e vitit 2008, u prezantua përsëri me një model të ri motokarroje të familjes Herku: seria me kapacitetin më të madh të ngritjes së ngarkesës që ka prodhuar Firma deri tani. Kjo motokarro që u ekspozua në Panair, është 16 tonëshe dhe me destinacion për industrinë e rëndë. Me këtë motokarro HERCU  ka konfirmuar vendin e vet të liderit në tregun bullgar dhe atë evropianolindor si prodhuesi i vetëm i makinave të këtij klasi.
  • Në sajë të veprimtarisë së projektim-konstruktimit që zhvillon prej muajit shtator 2006, HERCU  ka vënë në prodhim një motokarro të re që është unike jo vetëm për tregun në Bullgari, por dhe për vendet e tjera. Është fjala për modelin CONDOR 100.40 D, me të cilin HERCU  është prezantuar në edicionin e 63 të Panairit Ndërkombëtar Teknik të Plovdivit ”Vjeshtë 2007 dhe ku fitoi medaljen e artë dhe diplomë. Ky model tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të ekspozitës. Modeli CONDOR 100.40 D gërsheton mundësitë e kapaciteteve të motokarroje të klasit më të lartë dhe koston e karrove të klasit të mesëm. Kjo i garanton këtij modeli përparësi të jashtëzakonshme në treg. Klientët mund ta blejnë me çmim 20 % më të ulët se modelet e tjera në këtë degë. 
    Информация от пресата